Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, 3 muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual të këtij institucioni, Altin Dumani.
Relatori , Sokol Stojani u bëri thirrje gjatë mbledhjes së KLP, prokurorve te SPAK te aplikojnë, dorezojne platformen e tyre mbi ceshtjet me rendesi dhe interes publik. Stojani tha qe prokuroreve tu lihet 2 jave afat per shprehjen e interesit, ndërsa anëtari tjetër i KLP, Vate Staka kerkoi ti lihet afat 3 jave.
Aplikimet do të pranohen për një periudhë 3-javore, duke përfunduar më 8 tetor të këtij viti.
Seanca në KLP u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. a.b












