• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konferenca Rama-Kos- Bjerre, Danimarka: Zgjerimi i BE, nevojë gjeopolitike

droni by droni
16 September, 2025
in Kryesore, Politika
0
Konferenca Rama-Kos- Bjerre, Danimarka: Zgjerimi i BE, nevojë gjeopolitike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas hapjes së grupkapitujve të gjashtë në Bruksel u mbajt një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.

DEKLARATAT/ Marie Bjerre, ministre e Çështjeve Europiane e Danimarkës: Duke pasur parasysh agresionin e fortë të Rusisë në Ukrainë,zgjerimi është bërë një nevojë gjeopolitike. Na duhet që të ecim përpara me zgjerimin për një BE më të fortë dhe më të sigurtedhe saktësisht kjo është arsyeja pse zgjerimi është një përparësi kyçe për presidencën daneze. Ja pse jam vërtetë shumë e kënaqur me konferencën e sotme ndërqeveritare me Shqipërinë që çeli grup kapitullin 4-të. Ky është një hap domethënës për Shqipërinë dhe për BE-në po kështu. Aq më tepër sepse shënon grup kapitullin e 6-të që çelet vetëm brenda një viti duke lënë vetëm një që të hapet.

Konferenca e sotme dëshmoi po kështu se zgjerimi po ecën përpara dhe tregoi se reformat e vërteta sjellin rezultate të vërteta. Shqipëria ka bërë përpjekje të forta përgjatë viteve me reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe me harmonizimin e politikës së jashtme të BE-së.

Shqipëria ka treguar qartësisht se e sheh të ardhmen e saj në Evropë. Ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto t’ju njihen. Sigurisht nuk jemi ende në linjën e finish-it. Ka ende shumë punë që shtrihet përpara nesh, por sot është një gur kilometrik dhe drejtimi është i qartë.

Danimarka duke qenë presidente e radhës do të bëjë maksimumin për ta çuar më përpara zgjerimin. Mbetet thelbësore që vendet kandidate të vazhdojnë të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagen. Shqipëri, ju po bëni pikërisht këtë. Vazhdoni edhe më tej me punën e mirë dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj.

Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin: I dashur, Kryeministër

E dashur Mari,

Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në detyrë dhe kjo është hera e 4-t tashmë që ne çelim një grup kapitull negociatash me Shqipërinë gjatë mandatit tim. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur dhe 1 grupkapitull dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. E di që presidenca daneze dhe të gjitha shtetet anëtarë janë plotësisht të përkushtuara që të shënojmë progres në momentin që përmbushen të gjitha kriteret. Dhe po të përdorja terminologjinë olimpike, do të jetë më shpejt, më lartë, më fort dhe me një punë në ekip dhe siç e shihni ka një trekëndësh të fortë që e mbështet procesin e zgjerimit në tërësi, siç ju e theksuat e dashur Mari, duke qenë një nevojë gjeostrategjike. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat përgjatë shumë viteve dhe sidomos gjatë këtij viti, pavarësisht  zgjedhjeve që janë zhvilluar.

Ne e dimë që reformat që ju kërkojmë kandidatëve tanë, ndonjëherë nuk janë të lehta, kërkojnë ndryshime themelore, por vendi juaj, i dashur Kryeministër, po tregon që mund të bëhet, Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe se BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Dhe vazhdoni kështu me këtë ritëm, duke u siguruar që të përfshini dhe Parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, sepse një konsensus i gjerë kombëtar përmirëson pranimin shoqëror e më tej, sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit, e drejta e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias që përmbushin piketat e ndërmjetme.  Kjo është e rëndësishme që ne të nisim të përmbyllim kapitujt dhe në momentin që do çelen të gjithë kapitujt, ne do të nisim të mbyllim kapituj sa më shpejt të jetë e mundur që të realizojmë ambicien tuaj për t’i përmbyllur ato të gjitha brenda 2027.

Grup kapitulli që kemi çelur sot, quhet agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme. Reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë, të shkojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë së jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë, të mbrojë burimet natyrore, të përmirësojë menaxhimin e ujërave të ndotura dhe të ulë ndotjen e ajrit.

Transporti në këtë grupkapitull, do të ndihmojë në zgjerimin e rrugëve, në përmirësimin e transportit dhe ndërlidhjen e Shqipërisë me sistemet evropiane. Ndërkohë që energjia do të ndihmojë në konkurueshmërinë e drejtë, me forcimin e konkurueshmërisë por gjithashtu edhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të sigurojë përmirësimin në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ka mes tyre, në vende kandidate, pra ata janë midis vendeve kandidate që mbështesin më shumë anëtarësimin. 91% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE; 92% i besojnë BE-së dhe 82% kanë imazhin e BE-së dhe këto janë nga shifrat më të larta mes vendeve kandidate. E ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe nuk ka aspak dyshim për këtë dhe sot jemi një hap më pranë për të arritur këtë objektiv.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë!

E dashur Mari,

E dashur Marta,

Ministre, komisionere,

Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke e nisur nga falenderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi.

Sot çelëm një tjetër grupkapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit përpara mbylljes së këtij viti. E di që është shumë ambicioze, por është çfarë duam të bëjmë dhe me shumë shpresë do ta bëjmë sëbashku. Dhe sic e thatë, ashtu siç e theksoi edhe Marta, kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë dhe ne e dimë që ka sfida, e dimë që duhen bërë shumë përpjekje, por e dimë edhe që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Më së fundmi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të “martohemi”.

Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kështu që, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi, një perandori vlerash, të drejtash, një perandori sigurie e sigurimi, ku më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat e liritë e tyre nuk do t’u merren nga askush që vjen më pas.

Nuk dua që të flas më gjatë sepse jam tejet i vetëdijshëm që Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja këtu ka një ditë të gjatë përpara saj e gjëra të tjera për të bërë, për të vijuar me detyrimet e presidencës daneze, por dua të them diçka për të cilën na erdhi vërtetë shumë mirë, kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kur kuptuam që populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Që të kesh nga ana jonë vikingët është diçka që të jep mjaft siguri dhe na duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën në mënyrë që askush të mos guxojë në një farë mënyre të na bllokojë rrugën, sepse midis nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme.

Megjithatë, thënë kjo, faleminderit shumë Mari, faleminderit shumë Marta!

Ashtu siç po diskutonim edhe gjatë konferencës, tashmë kemi një ministri e ministër të dedikuar për mjedisin ekskluzivisht. Më duhet ta pranoj se ky është rezultat edhe i një farë trysnie nga kanalet e BE-së për ta bërë një gjë të tillë. Sigurisht, trysni miqësore, me argumente të mira, kështu që ne kemi hyrë apo i jemi vënë plotësisht dhe dua të falënderoj gjithashtu dhe e di që do të mbështetemi tek e gjithë dija e Europës, një dije që është akumuluar duke ecur përpara me anë të shembullit.

Kështu që faleminderit, faleminderit shumë!

– Pyetja ime është një pyetje e njëjtë për të gjithë ju. Shqipëria është përgëzuar për çeljen e kapitujve. Dua të di cila është sfida më e madhe në dy vitet në vijim?

Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin: Sfidat më të mëdha siç e thashë dhe më parë janë që nuk është e lehtë që të çelësh kapitujt, por është dhe më vështirë t’i mbyllësh dhe të kryesh reformat. Jemi të sigurt që jemi në rrugë të mbarë. Pra Shqipëria duhet të japë rezultate me reforma, duhet tashmë të sjellë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të jetë në gjendje të mbyllë kapitujt dhe sigurisht këtë po e bëjmë në ekip.

Vizioni i kryeministrit tuaj dhe i gjithë ekipit këtu është t’i përmbyllim negociatat në fund të 2027. E mbështesim këtë vizion, çka do të thotë që në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm është dhe përgjegjësia nga ana jonë që t’i mbështesim me të gjithë energjinë dhe fuqinë njerëzore që kemi këtu në Bruksel dhe po kështu edhe në presidencë.

Marie Bjerre, ministre e Çështjeve Europiane e Danimarkës: Jam dakord me komisioneren Kos, por kur çelim grupkapitujt, pesë tashmë nga gjashtë brenda një kohe kaq të shkurtër, e kemi bërë këtë sepse kapacitetet administrative të Shqipërisë janë të gatshme që ndërkohë që ecim përpara, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Shqipëri, nuk keni vetëm vikingët nga ana juaj, keni të gjithë BE-në, të gjitha shtetet anëtare mbështetin ecjen përpara me Shqipërinë. Një e ardhme e BE-së me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për të gjithë ne.

Kryeministri Edi Rama: Do të thoja diçka shumë të thjeshtë, që BE është bekim për një vend si i yni dhe për vende si i yni në rajon. Është një bekim që Afganistani apo Iraku apo të tjerë nuk e kanë pasur. Përmes BE ne mund të marrim të gjithë dijen për të ndërtuar institucionet, për të ndërtuar shtetin që jep e ofron për qytetarët e vet përtej individualiteteve apo personaliteteve të tyre dhe kjo është e jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë BE të jep mjetet për të rishpikur veten si komb, për të rishpikur veten si vend dhe për të rishpikur veten si shtet. Në këtë proces besoj që BE na ka ndihmuar ne si shumicë të ri shpikim veten nëse duam të bëjmë këtë gjë dhe këto dy vite sfida do të jetë të rishpikimveten duke u afruar gjithmonë e më pranë në mënyrën tonë të tëqenit me kërkesat ashtu si kërkesat e këtij grupkapitulli që janë jashtë mase të mëdha dhe që janë shumë sfiduese.

Mjedisi sot është një çështje tejet e ngutshme. Kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare për të ruajtur standardet dhe të mbrojtur standardet. Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse e përmenda që tashmë kemi një ministri më vete vetëm për mjedisin, në një ekip që është rritur gjatë detyrës, me një ministër të ri i cili është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet edhe të gjejë dhe një negociator që ta shoqërojë. Dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më parë do ta kisha marrë në konsideratë por sot është shumë e qartë. Është një proces të mësuari për të gjithë ne. Duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe duhet ta duam Europën me gjithë pasionin tonë e çdo presidencë të sajën me pasion, eçdo përfaqësues të presidencave përfaqësuese me pasion. Kjo është ajo çfarë duam të bëjmë!

Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin: U bëra xheloze.

Kryeministri Edi Rama: Jo Marta, nuk duhet të jesh xheloxesepse ju jeni BE ndërsa ato janë presidenca të përkoshme!

Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin: Eh, unë do të jem aty deri në fund. Faleminderit Edi!

Previous Post

Shqipëria hap grupkapitullin e mjedisit, pas dështimit të incenerimit dhe abuzimit të qindra milionë eurove qeveria dhe bashkitë

Next Post

Caktohet data kur nis gjykimi ndaj Erion Veliajt, 5 akuza në 13 episode

droni

droni

Next Post
Caktohet gjyqtarja paraprake për gjyqin e Erion Veliajt

Caktohet data kur nis gjykimi ndaj Erion Veliajt, 5 akuza në 13 episode

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.