• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA: Grupet kriminale të Ballkanit, lidhje korruptive, minojnë rritjen ekonomike

droni by droni
10 September, 2025
in Kronika, Kryesore, Politika
0
SHBA: Grupet kriminale të Ballkanit, lidhje korruptive, minojnë rritjen ekonomike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn tha sot se vendi i saj kërkon një nivel të lartë përgjigje ndaj bandave të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar duke theksuar se ato krijojne lidhje korruptive, minojne rritjen ekonomike.

”Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio”, tha Vanhorn.

Në vijim ajo tha se qeveria e saj do të ndjekë me vëmendje procesin e zgjedhjes se kreut të ri të SPAK si dhe kreut të BKH.

Ajo foli në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë.

“Pra, siç shumë prej jush e dinë, Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Dhe së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”, tha Vanhorn. a.b

FJALA E PLOTË/

Mirëmëngjes, përshëndetje të gjithëve. Mirëmëngjes, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Dumani, Drejtor Nallabati, Ambasadorë Tarran dhe Kamitsi, miq dhe të ftuar. Faleminderit OSBE-së, Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Ligjzbatimit (INL) të Departamentit Amerikan të Shtetit për organizimin e kësaj konference. Jam e nderuar që jam këtu me ju sot.

Temat e kësaj konference – lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës – janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën.

Zbatimi i ligjit është një nga thirrjet më të larta të një shoqërie, dhe si oficerë policie, prokurorë dhe hetues me përvojë, ju e dini sa vendimtare dhe sa e vështirë është lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës. Ndaj do doja t’ju fu falënderoja sinqerisht në emër të popullit amerikan që rrezikoni jetën tuaj për të sjellë kriminelët para drejtësisë dhe që keni marrë kohë nga puna juaj e rëndësishme për të ndarë praktikat më të mira këtu sot.

Grupet kriminale të Ballkanit janë në gjendje ndryshimi; ato përshtaten; ato përdorin komunikime të koduara, financa të paligjshme dhe lidhje korruptive. Ashtu si grupe të ngjashme në të gjithë botën, ato janë të dhunshme, duke rrezikuar qytetarët dhe duke gërryer besimin në institucionet publike.

Dhe, siç e dini, shtrirja e tyre shkon përtej Ballkanit; ato janë në fakt ndërmarrje globale.

Grupet kriminale ballkanike janë madje edhe pranë Amerikës, pasi janë gjithnjë e më të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut. Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut – kartele që Presidenti Trump i ka përcaktuar si organizata terroriste; janë grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Europën me droga të paligjshme.

Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio.

Programet tona të ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës – duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”. Dua të theksoj se “Amerika e Para” nuk është “Amerika e vetme”. Nëse do të mund të luftonim të vetëm krimin e organizuar dhe narkotikët, nuk do të ishim këtu sot, duke punuar për një zgjidhje rajonale.

Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit dhe kordinimit efektiv. Përmes këtij partneriteti, SPAK shënjestron kriminelët këtu dhe në Amerikën e Jugut. Një hetim i muajit korrik çoi në kallëzimin penal të 16 të dyshuarve dhe sekuestrimin e gjashtë tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Muajin e kaluar, SPAK-u shkatërroi grupe që trafikonin mbi 32 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Puna e SPAK-ut trajton gjithashtu një aspekt tjetër të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve: financat e paligjshme dhe pastrimin e parave. Shuma të mëdha të ardhurash të paligjshme të pastruara në të gjithë këtë rajon minojnë rritjen e vërtetë ekonomike. Këto përpjekje forcojnë sigurinë e Shqipërisë, por ato gjithashtu na ndihmojnë të luftojmë kartelet në pragun e Amerikës që dobësojnë kufirin tonë, që përmbytin komunitetet me drogë dhe që kontribuojnë në emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Pra, siç shumë prej jush e dinë, Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Dhe së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së.

Ju falënderoj sërish për guximin, për përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

Previous Post

Berisha i jep fund dilemave, deklaron se PD do të jetë në Parlament

Next Post

“90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria”

droni

droni

Next Post
“90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria”

“90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.