Ragip Jonuz Gila ishte në burg deri në mars të këtij viti.
Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor Ragip Jonuz Gila për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Fillimisht, ai u dënua me 5 vite burg, por duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit, masa përfundimtare u caktua në 3 vite e 4 muaj.
Megjithatë, në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në një periudhë prove prej 5 vitesh.

Gjatë kësaj kohe, i pandehuri duhej të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbante kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës në Shkodër.
Vendimi parashikonte gjithashtu ndalimin për zotërim dhe përdorim të armëve, si dhe shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. Si pasojë, Gila u lirua menjëherë nga paraburgimi. a.b











