Operacion i madh antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve paraprake, në kuadër të operacionit janë shoqëruar dhe arrestuar rreth 40 persona.
Forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit, ku kanë sekuestruar tre armë zjarri të tipit kallashnikov dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Ky operacion është pjesë e një fushate të zgjeruar që synon goditjen e grupeve kriminale që operojnë në rajonin e Elbasanit. Autoritetet ligjzbatuese pritet të bëjnë publike detaje të tjera në orët në vijim. a.b











