Grabitësi refuzoi të hiqte kasën kur u fut në argjendari ndërsa u has në reagimin e menjëhershëm të punonjësit të argjendarisë. Grabitësi i dyshuar ka nxjerrë edhe armën ndërsa ngjarja ndodhi sot në Shkodër.
”Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë”, njoftoi policia e Shkodrës.
Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. a.b












