Penguan qarkullimin e automjeteve dhe gjuajtën me sende të forta 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
“U arrestuan arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 32 vjeç, K. S., 29 vjeç dhe Sh. S., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur 17 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pas mesnate, në aksin rrugor “Qafë Kashar – Rinas”, kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë gjuajtur me sende të forta, 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli”, njoftoi policia e Tiranës.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. a.b











