Një vrasje ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin Abat teksa një 61 vjeçarnështë qëlluar për vdekje me armë zjarri.
”Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin e identifikuar si Pirro Prroni, 61 vjeç”, njoftoi policia e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. a.b











