Pasi një makinë Audi goditi një Lancia në aksin Delvinë-Sarandë, dy vajza në Lancia mbetën pa jetë ndërsa e treta është rëndë në spital.
Viktimë ka mbetur Ela Dhimaku, 22 vjeçe, drejtuese e mjetit, dhe Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, pasagjere. Dy vajzat janë nga fshati Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja Antonela Zhupa, 24 vjeçe
“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Ela Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja Antonela Zhupa, 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. a.b











