Është ndarë nga jeta sot pasdite në mënyrë të papritur publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji.
Zheji nuk u ndje mirë ndërsa ndodhej në një restorant në dalje të Sarandës. Ambulanca erdhi për ndihmë por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
“Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë,i cili kishte probleme shendetesore. Ai ka ndrruar jetë gjatë transportit me ambulancë”, njoftoi policia e Sarandës.
Zheji ishte në moshën 64-vjeçare dhe ndodhej në Sarandë me pushime.
Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej fundviteve ‘90, ndërsa më herët për disa vite punoi në Itali sërish gazetar.
Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Zhejit është një humbje për gazetarinë shqiptare, mendimin dhe analizën. Droni.al shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, të afërmit dhe miqtë e Zhejit. a.b











