Marina Fara lihet në arrest shtëpie, akuzohet për shitje dhe trafikim narkotikësh
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Marina Farën, e cila akuzohet për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të hetimit, Fara u kap nga policia në zonën e Vorës me një sasi prej 4.4 gramë kokaine. Pas ndalimit, ndaj saj u ngritën akuzat për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve, ndërkohë që çështja po hetohet nga organet kompetente.
Gjatë seancës gjyqësore, prokuroria kërkoi të njëjtën masë sigurie që vendosi trupi gjykues. 34-vjeçarja do të mbahet në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve. a.b
Hetimet pritet të zbardhin nëse Marina Fara ka vepruar e vetme apo ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së drogës në Tiranë dhe rrethinat.












