Plagosje me armë zjarri në aksin Muriqan–Shkodër, autoritetet janë vënë në kërkim të të autorit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një grua rreth 30 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar, E. P., për motive ende të paqarta, por që dyshohet të jenë të dobëta, ka qëlluar me armë ndaj shtetases E. I.. Viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë së Shkodrës kanë nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. a.b











