Në sfond, fshatra të Gramshit në flakë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim urgjent për banorë të Gramshit të rrezikuar nga zjarret të evakuohen pa rezistencë.
“Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas në Gramsh të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, ka kërkuar ministria e Mbrojtjes.
Prej disa orësh një zjarr masiv ka përfshirë disa fshatra të Gramshit. a.b











