Nje numer i madh gazetaresh protestuan sot tek zyrat e news24 ndaj mbylljes e ketij televizioni me urdher te qeverise, ne shkelje te procedurave ligjore dhe ne dhunim te kontrates e ambinenteve te punes se gazetareve.
News24, BalkanWeb dhe Panorama po përballen prej tre ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit të televizionit më të madh informativ në vend, për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi.

Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre të dashur ndaj të cilit kanë qëndruar besnikë prej mëse 23 vitesh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit në mënyrë arbitrare dhe zaptoi godinën ku media ndodhet prej themelimit të saj në vitin 2002. Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën. Për uzurpimin e News24 nga Policia e Shtetit dhe mbylljen e sinjalit në mënyrë arbitrare kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë.
Televizioni ka nje kontrate per ambientet qe perdor deri ne vitin 2033. Ndersa disa ambiente te tjera e kane perfunduar kontraten e cila ende eshte ne procese ligjore. Bllokimi i redaksise eshte bere nga policia dhe jo nga permbarimi. Nderkaq eshte fikur ne menyre te paligjshme sinjali i transmetimit qe nuk eshte kompetence e policise apo ushtrise qe ka pushtuar aktualisht ato ambiente.
Drejtorja e medias news24 Anila Jole tha se ky akt eshte kunder lirise se medias. Ajo ftoi per solidaritet pasi te gjitha mediat jane ne rrezik, jo vetem 230 punonjesit e news 24 dhe emdiave te tjera te Focus Group. a.b











