Babë e bir u qëlluan për vdekje sot në Gjilan, ndërsa dy të tjerë u plagosen, dyshohet për shkak të borxheve. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Të dielën, më 10 gusht 2025, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, në një kafe, ndodhi një ngjarje e rëndë: dy persona humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur e u dërguan në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
Burimet zbuluan se viktimat ishin babë e bir. Për ngjarjen është i dyshuar Mefail Shkodra, i njohur nga Policia, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se në vendin e ngjarjes u angazhuan njësitë relevante – hetimet rajonale, sektori për krime të rënda dhe përfaqësuesi i Prokurorisë – për të sqaruar motivet e verifikuara dhe rrethanat e ngjarjes. a.b












