Një i ri, Juglen Abazi u plagos këtë mbrënje tek Fresku në Tiranë.
“Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia e Tiranës.
Abazi u qëllua ndërsa ishte në makinë, plumbat e morën në bark. Autori është identifikuar nga policia. m.k











