• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plani B i Veliajt, si do të bëhej deputet dhe më pas do të lirohej nga qelia

droni by droni
24 July, 2025
in Kronika, Kryesore
0
VIDEO/ Qëllohet furgoni i policisë me Veliajn brenda ndërsa nisej nga GJKKO drejt Durrësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në foto, makina transportuese e Veliajt

Është zbuluar përmbajtja e disa prej telefonatave të Erion Veliajt, bërë përmes ofocerit shoqërues për në GJKKO në mars të këtij viti.

Oficeri Fatjon Baci ka dhënë detaje në SPAK rreth mënyrës se si i dha telefonit Veliajt.

DETAJE NGA HETIMI/ Më datë 17.03.2025, ka dhënë shpjegime si person ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Fatjon Baci, i punësuar aktualisht si gardian në grupin e sigurisë së IEVP Durrës.

Në shpjegimet e tij, shtetasi në fjalë ka sqaruar se ka shoqëruar të paraburgosurin Erion Veliaj. Më konkretisht, ai tregon se pas mbarimit të seancës gjyqësore të datës 11.03.2025:

“Në momentin që u nis furgoni, rreth 5-10 minuta pasi ishim nisur, pranë shinave të lumit të Tiranës, Erioni më kërkoi nëse mund t’i bëja një nder, pasi donte të fliste me vëllain e tij në telefon sepse ndihej keq. Në ato momente isha i pavendosur, por në fund ia dhashë telefonin. Numrat me të cilët komunikoi i formoi vetë Erioni. Bisedën e parë e zhvilloi me vëllain, emrin e të cilit nuk e di. Në bisedë dëgjova që tha: ‘Folën avokatët, foli prokurori dhe gjyqtari.’ Ai dukej i shqetësuar për këtë pjesë. Në dijeninë time dhe sipas atij që më tha Erioni, do të fliste vetëm me vëllain. Nga ana juaj më është thënë se ka folur edhe me bashkëshorten, por nuk e kuptova saktësisht kur përfundoi telefonata e parë dhe kur nisi e dyta për shkak të zhurmës në rrugë. Erioni e përdori telefonin tim për rreth 2-3 minuta.”

Në lidhje me shoqërimin e të paraburgosurit, shtetasi Fatjon Baci ka sqaruar gjithashtu se Veliaj i kërkoi telefonin para mbërritjes në SPAK dhe pas mbarimit të seancës gjyqësore të datës 12.03.2025. Ai shton:

“Para se të shkonim në SPAK nuk dëgjova se çfarë bisedoi. Pasi përfundoi seanca dhe Erioni doli nga godina e gjykatës, e ngjitëm në furgon dhe nisëm rrugën për në IEVP Durrës. Para se të kalonim shinat e trenit, më kërkoi sërish telefonin për të bërë një telefonatë me vëllain. Ia dhashë, nisur nga frika për shkak të pushtetit dhe pozitës që kishte. Në bisedë i thoshte vëllait se avokatët e kishin vlerësuar si shumë të suksesshëm në seancë. Gjithashtu, përmendi që vendimi ishte shtyrë dhe se kjo mund të ishte një shpresë për lirimin. Pas kësaj telefonate, bëri një tjetër, këtë herë pa më thënë mua, dhe e kuptova se foli me gruan sepse dëgjova një zë femre. Me të njëjtën përmbajtje si me vëllain, i tha që kishte folur edhe për përgjimet në seancë. I kërkoi të takonte avokatin për të firmosur një prokurë apo kontratë, që të mos humbiste afatet. Më pas më kërkoi të përdorte telefonin për të lexuar lajmet. Ia lashë për rreth 5 minuta. Hapi faqet e Top Channel dhe Tema, lexoi artikujt dhe ma ktheu pa thënë asgjë, as faleminderit. E dorëzova në IEVP dhe u largova për në banesë. Gjatë rrugës verifikova numrat, ishin po të njëjtët me ata të një dite më parë – vëllai dhe bashkëshortja. Një numër tjetër që kishte përfunduar me ‘21’ nuk e gjeta. I fshiva thirrjet dhe vazhdova ditën time.”

Më datë 13.03.2025, Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka kërkuar telefonin para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes nga ambientet ku u njoh me vendimin:

“Pasi kaluam shinat, në një vend ku dikur kishte pazar të gjërave të përdorura, më kërkoi telefonin për një telefonatë. Ia dhashë dhe foli me vëllain. E kam verifikuar këtë më vonë. Në telefonatë i tha vëllait: ‘S’kam ç’të them, e kanë personale me mua.’ Po ashtu, foli me bashkëshorten, të cilës i kërkoi të kujdesej për djalin. Dëgjova që qante dhe i thoshte se nuk ishte e drejtë që djali të rritej vetëm. Nuk mbaj mend me saktësi nëse këto i tha bashkëshortes apo vëllait, por përmendi se mund të sakrifikonin një student për t’i hapur rrugën kandidaturës së tij si deputet, si pjesë e një plani për të shmangur burgun. Tha se ky ishte plani B dhe i vetmi opsion. Më përmendi edhe emra kryebashkiakësh të tjerë, si Tërmet Peci dhe një me mbiemrin Malaj, që po bënin të njëjtën gjë për të shpëtuar nga SPAK. Në bisedë u shpreh se Ulsi Manjën e kishte nxjerrë ai deputet nga zona e Paskuqanit ose Laprakës, por nuk e dinte që kishte marrë anën e SPAK-ut. Pasi mbaroi telefonatat, kërkoi të lexonte lajmet. Ia lashë telefonin dhe hapi sërish faqet Top Channel dhe Tema.”

I pyetur për rezultatet e këqyrjes së aparatit të tij telefonik, Fatjon Baci ka pohuar se datat e përdorimit përputhen me ato të evidentuara në procesverbalin e datës 17.03.2025, ku janë regjistruar thirrje hyrëse dhe dalëse me numrat 0674096731 dhe 0672020124.

Nisur nga sa më sipër, përveç shkeljeve që lidhen me dispozitat penale të cituara më lart, nga aktet e administruara në fashikull rezulton se i pandehuri Erion Veliaj, në bashkëpunim me shtetasin Fatjon Baci – i cili kishte për detyrë ruajtjen gjatë shoqërimit në ambientet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – ka kryer veprime që përbëjnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 324/a paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, krahas veprave penale të parashikuara nga nenet 260 dhe 25 (në 9 raste), si edhe 287/2 të Kodit Penal, në regjistër është shtuar edhe vepra penale e “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a paragrafi 2 i Kodit Penal, e cila i atribuohet shtetasit nën hetim Erion Veliaj.  r.k

Previous Post

16 vjeçari humbi jetën në Lagunën e Patokut, po lahej në kanalin mes lagunës e detit

Next Post

KUSH ËSHTË/ SPAK siguron një të penduar në dosjen e Eeion Veliajt. Marrëveshja u arrit më 25 prill

droni

droni

Next Post
KUSH ËSHTË/ SPAK siguron një të penduar në dosjen e Eeion Veliajt. Marrëveshja u arrit më 25 prill

KUSH ËSHTË/ SPAK siguron një të penduar në dosjen e Eeion Veliajt. Marrëveshja u arrit më 25 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.