Një i ri është gjetur pa jetë brenda makinës së tij në Astir, Tiranë.
“Në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi Enea Dine, rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune”, raporton policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës. a.b












