Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, besohet se është larguar nga detyra në kuadër të një vendimi të gjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që përfshin pushimin nga puna të mbi 1,300 punonjësve. 1,107 janë punonjës civilë, ndërsa 246 janë diplomatë që shërbenin brenda territorit amerikan.
Kim u pa gjatë një proteste të mbajtur nga disa prej të larguarve.
Në video të shpërndara nga Reuters, ish-ambasadorja shihet mes protestuesve, në të njëjtën kohë kur kritika të shumta janë artikuluar ndaj rolit të saj në Shqipëri dhe lidhjeve të saj me zyrtarë të lartë të qeverisë.
Vendimi për shkarkimet masive është përshëndetur nga figura kyçe të politikës amerikane, përfshirë ish-Presidentin Donald Trump, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe senatorë republikanë të cilët e kanë konsideruar këtë hap si një pastrim të nevojshëm për t’i dhënë diplomacisë amerikane më shumë profesionalizëm dhe pavarësi.
Për momentin nuk ka një reagim zyrtar nga Yuri Kim apo Departamenti i Shtetit lidhur me të ardhmen e saj profesionale.











