• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria Elsa Gjeli i përvishet Kryeministrit Rama: Cënoi pavarësinë time profesionale disa herë dhe publikisht. Letra e plotë

droni by droni
11 July, 2025
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Prokuroria Elsa Gjeli i përvishet Kryeministrit Rama: Cënoi pavarësinë time profesionale disa herë dhe publikisht. Letra e plotë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Shkodrës, Elsa Gjeli i kërkon KLP që të analizojë sjelljen e kryeministrit Edi Rama edhe pse një ditë më parë,  ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, iu drejtua me një shkresë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për nisjen e ecurisë disiplinore ndaj prokurores.

Shkresa e plotë e Elsa Gjelit drejtuar KLP:

Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama.

Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025 pas një referimi nga policia dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve, në pronën e shtetases Lene Prroni.

Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare si dhe llamarina model sanduiç.

Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qënë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha. Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative. Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative. Me 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë të tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se, vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët, lidhur energjia elektrike dhe kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.

Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:

  • “Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”;
  • “Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”;
  • “Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”;
  • “Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj.

Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Ky qëndrim publik është:

  • I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
  • Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
  • Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.

Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhur jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do t’a mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj. Vlerësoj të theksoj faktin që pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjithë sistemi i Prokurorisë është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme, të prejardhura si pasojë e mbingarkesës, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë (pa llogaritur asnjë ditë pushimi), pasi të gjithë besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe të krijimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe me marrje të një numri të konsiderueshëm të dosjeve për hetim dhe për gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar deri më sot që të ushtroj profesionin tim me integritet. Pavarësisht faktit se për vitin 2024 më shumë se unë, në lidhje me punën time mund të flasin shifrat zyrtare të analizuara edhe në Raportin Vjetor të këtij viti, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë, si të pandehur. Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marrë në akuzë për veprën penale të parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cilësuar faktin se edhe pse ditën që është shqyrtuar seanca gjyqësore për vleftësimit e arrestimit të tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të vrapoja për në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik. Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lancimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do t’a mbroj solemnisht në çdo moment.

Do të ju lutesha dhe do ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato instucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese.

Kërkesat:

Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:

  1. Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;
  2. Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;
  3. Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.

Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional.

Çfarë vendosi KLP/ Në mbledhjen e sotme, KLP e ka përfshirë çështjen Gjeli në listën e kërkesave për shqyrtim, por mbetet e paqartë nëse do të ketë një vendimmarrje konkrete në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë, edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, një ditë më parë i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), duke kërkuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj prokurores. Për dijeni, kjo shkresë i është transmetuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar më herët ndaj deklaratave publike duke shprehur shqetësim për mënyrën si është trajtuar rasti në publik, ndërsa ka sqaruar se veprimet e prokurores Gjeli janë kryer në bazë të referimeve të ardhura nga Policia Vendore. a.b

Previous Post

Rama urdhëron largimin e të gjithë administratorëve të njësive bashkiake

Next Post

13 persona në hetim për trafik droge dhe ndikim të paligjshëm – në kërkim ish-zyrtari i policisë Erjon Dani

droni

droni

Next Post
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

13 persona në hetim për trafik droge dhe ndikim të paligjshëm – në kërkim ish-zyrtari i policisë Erjon Dani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.