Pamje nga vendi i aksidentit
Një person humbi jetën sot kur makina që drejtonte doli nga rruga dhe ra në ujërat e liqenit. Ngjatja ndodhi në aksin Pogradec-Lin.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njoftoi policia e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b











