Florian Sulejmani besohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i AMP por në fakt vetë Sylejmani ka thënë jozyrtarisht se nuk ka dorëheqje nga ana e tij.
Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Burime konfirmojnë se dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ditën e martë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.
Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi të nisur ndaj tij. Më pas, çështja u transferua në Prokurorinë e Tiranës, e cila vendosi pushimin e hetimeve dhe rikthimin e tij në detyrë. a.b











