Paraqitet në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
Akuzohet zyrtarisht për tenderin e mirëmbajtjes së aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
Dosja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili ka vendosur të ndryshojë statusin e Myzyrit nga person nën hetim tashmë i pandehur
Në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në Komisionin e Prokurimeve Publike. a.b












