3 fëmijë përfunduan në spital pasi u goditën nga një makinë në rrugën më të gjerë në Shqipëri, bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Tiranës.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. a.b












