15 vjeçar bëri aksident ndërsa drejtonte makinë duke plagosur veten dhe dy fëmijë të tjerë që kishte në makinë.
”Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. a.b












