• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Tri vendet që ndikuan Trumpin t’iedhe dy javë kohë Iranit

droni by droni
21 June, 2025
in Kryesore, Rajoni
0
ANALIZA/ Tri vendet që ndikuan Trumpin t’iedhe dy javë kohë Iranit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Beqir SINA
Presidenti Donald Trump i ka dhënë Iranit një afat prej dy javësh për të negociuar një marrëveshje bërthamore, i shtyrë nga “frika” e përsëritjes së kaosit që ndodhi në Libi dhe pasojave shkatërruese të luftërave në Irak dhe Afganistan.Humbjes që patën amerikanët, sidomos pa largimit në Afganistan.
Megjithë përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe kërcënimet se SHBA mund të përfshihet në një tjetër krizë në Lindjen e Mesme, zoti Trump duket se është ende i bindur se mund të arrijë një zgjidhje diplomatike.
“Ai do më mirë një marrëveshje,” tha një burim për New York Post lidhur me qëndrimin e Trumpit.
Duke shtuar se : “Trumpi ka frikë të mos shkaktojë “një tjetër Libi, Irak apo Afganistan”, duke iu referuar rrënimit të Libisë pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, Irakut pas Sadamit, dhe Afganistanit pas marries nga Talibanët, gjatë administratës Obama dhe asaj Biden.
Perëndimi shpresonte që vdekja e Gaddafit do sillte demokraci, por në vend të kësaj, vendi u pushtua nga anarkia, luftëra klanore dhe ekstremistë fetarë. Vrasja e ambasadorit amerikan dhe disa amerikanëve të tjerë në ambasadën e Bengazit, u bë një barrë politike, edhe për ish sekretaren e shtetit Hillary Clinton për vite me radhë, shkruan Post.
“Ka dy arsye pse Trumpi përmend Libinë,” tha një tjetër burim që nuk persende me emer nga New York Post. : “Së pari, për shkak të kaosit pas rrëzimit të Gaddafit. Së dyti, sepse ndërhyrja në Libi e bëri më të vështirë të negociohej me vende si Koreja e Veriut dhe Irani.”
Sipas analistëve, çdo përpjekje për të rrëzuar regjimin iranian të udhëhequr nga Ajatollah Ali Khamenei do ta destabilizonte më tej rajonin dhe mund të nxiste radikalizmin ekstremist, në Siri, Irak, Jordani, dhe Palestinë.
Trumpi ka qenë gjithashtu kritik i ashpër i pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, duke e quajtur “vendimi më i keq në histori”.
“Ne jemi si budallenjtë e botës, sepse kishim politikanë të paaftë për shumë kohë,” tha ai në vitin 2018, duke krahasuar pushtimin me “hedhjen e një tullë të madhe në një folé grerëzash.”
Lufta në Irak, e nisur nga Presidenti George W. Bush me pretekstin se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë, përfundoi me mijëra viktima dhe një konflikt sektar shumëvjeçar, ku rreth 4,500 ushtarë amerikanë humbën jetën.
Edhe lufta e gjatë në Afganistan ka ndikuar në vendimet e Trump.
Fillimisht e nisur për të shkatërruar Talebanët dhe Al-Kaedën, ajo u kthye në një mision ndërtimi shteti ne Afganistan, që u bë një nga luftërat më të gjata dhe më të kushtueshme të Amerikës.
Pavarësisht se Irani ka shtuar sulmet dhe ka deklaruar se materiali i tij bërthamor i mbijetoi bombardimeve izraelite, Trumpi ka zgjedhur të tregojë përmbajtje për të paktën dy javë.
“Irani dhe Izraeli duhet të ndalen, dhe ta bëjnë atë… Do të kemi paqe, së shpejti mes Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po ndodhin tani. … Ta bëjmë Lindjen e Mesme sërish të madhe !” tha Presidenti Trump
Në një deklerat tjetër të postuar në Truth Social, Trumpi pretendoi se një marrëveshje paqeje ishte e afërt, duke e krahasuar atë me sukseset e tij të supozuara në ndërmjetësimin midis Indisë dhe Pakistanit, dhe Kosovës dhe Serbisë.
Ai e paraqiti veten si një paqebërës global, pavarësisht sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelito-iraniane dhe mbi 200 vdekjeve në Iran.
Ndërsa ekspertët shprehën skepticizëm në lidhje me fizibilitetin e një marrëveshjeje afatshkurtër, duke pasur parasysh mungesën e përgjigjeve zyrtare nga Irani ose Izraeli dhe intensitetin e armiqësive të vazhdueshme.
Andai ai toni madhështor dhe referenca ndaj “sukseseve” diplomatike të kaluara, u panë si karakteristikë e stilit vetë-promovues të Trumpit, megjithëse u mungonin prova të verifikueshme.
Regjimi iranian u akuzua të enjten për përdorimin e bombave kasetë kundër civilëve — një akt që përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare. Mbi 100 vende kanë nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e tyre që në vitin 2008.
Trumpi, ndërkohë, përsëriti akuzat izraelite se Irani është pranë prodhimit të armëve bërthamore, megjithëse drejtorja e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, kishte deklaruar vetëm tre muaj më parë se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk më intereson çfarë tha ajo,” u përgjigj Trump. “Unë mendoj se ata ishin shumë afër që ta kishin.”
Kjo qasje më e ashpër ndaj Iranit ka shkaktuar ndarje brenda lëvizjes MAGA, pasi figura të njohura si Tucker Carlson dhe Marjorie Taylor Greene, shprehën zhgënjim për largimin e Trumpit siç e kan quajtur ata nga parimi “America First”.
Izraeli ka nisur sulme të drejtpërdrejta ndaj Iranit që prej të premtes së kaluar, për të dëmtuar kapacitetin bërthamor iranian, dhe Trumpi ka deklaruar publikisht se mund të angazhojë fuqinë ushtarake amerikane.
Por ai u tërhoq momentalisht, ndërsa Britania po përgatitet për negociata paqeje me Iranin, duke deklaruar se do t’i japë Teheranit dy javë për të arritur një marrëveshje me Perëndimin.
“Duke marrë parasysh se ka një shans të konsiderueshëm për negociata me Iranin në të ardhmen e afërt, qofshin ato të suksesshme apo jo, presidenti Trump do të marrë vendimin e tij nëse do të ndërhyjë apo jo brenda dy javëve të ardhshme,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke cituar Trumpin.
Previous Post

5 në pranga në Valias, u kapën në ‘tregun’ e kanabisit në dy vetura

Next Post

Fëmija drejton makinën, tre minorenë në spital në Ballsh

droni

droni

Next Post
Mallakastër, dy persona punonin në arë, helmohen nga gazi i puseve të naftës

Fëmija drejton makinën, tre minorenë në spital në Ballsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.