Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë pesë ish-zyrtarë për shkelje të barazisë në tendera, rast qe lidhet me sakndalin e 5D ne bashkine e Tiranes.
Englantina Zere është dënuar me 8 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera. Zere ka qenë në krye të Tirana Parking dhe më pas në Drejtorinë e Gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës. Ajo u denua me 1 vit burg por per shkak të gjykimit të shkurtuar ajo dënohet përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.
Ndërsa të pandehurit e tjerë — Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati — janë dënuar me nga 6 muaj burg secili.a.b











