• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Numërimi i të gjitha votave në Tiranë dhe Fier, procesi zgjat mbi 20 ditë

droni by droni
10 June, 2025
in Kryesore, Politika
0
Numërimi i të gjitha votave në Tiranë dhe Fier, procesi zgjat mbi 20 ditë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i hapjes dhe numërimit së kutive të fletëve të votimit për qarkun e Tiranës dhe të Fierit do të zgjasë mbi 20 ditë.

Do të rinumërohen 610.301 vota për qarqet e Tiranës dhe Fierit. Procesi do të fillojë ditën e Hënë ose të Martë, datë 16-17.06.2025 ndërsa është dashur rreth një javë kohë për përgatitjen e infrastrukturës, logjistikës dhe burimeve njereëzore të këtij procesi.

“Procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”. Është parashikuar që të ngrihen 24/25 grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë të stafit të KQZ-së (pjesa më e madhe staf i përhershëm, por do të ketë angazhim dhe nga stafi i përkohshëm). Për çdo tavolinë numërimi do të ketë transmetim online në kohë reale të procesit. Ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” do të jenë të monitoruara nga kamerat 24/7, dhe do të ketë transmetim në kohë reale të këtij monitorimi. Parashikohet që për qarkun e Tiranës dhe të Fierit ky proces të zgjasë 18-20 ditë”, deklaroi Celibashi.

 Lidhur me kohëzgjatjen që do të marrë procesi i rinumërimit, Komisioneri solli në vëmendje disa të dhëna të procesit të numërimit pas ditës së votimit: Për qarkun e Tiranës janë angazhuar 208 grupe numërimi në 104 tavolina. Për qarkun e Fierit janë angazhuar 92 grupe numërimi në 46 tavolina. Komisioneri tha se për procesin e rinumërimit do të jenë gati 6 herë më pak tavolina dhe si rrjedhojë do të duhet rreth 6 herë më tepër kohë se sa u është dashur numëruesve të partive politike për të tabuluar rezultatin.

Sa i përket kostove financiare që implikon ky proces, KSHZ Celibashi theksoi se është duke përfunduar vlerësimin e plotë të këtij komponenti, por nuk do të angazhojë fonde shtesë. KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për këtë proces pasi janë kursyer mjaftueshëm fonde, rreth 3 milionë euro nga procesi i votimit nga jashtë dhe aspekte të tjera të procesit të zgjedhjeve në tërësi. 

Komisioneri Celibashi nënvizoi se për sa kohë procesi është duke u kryer në përputhje me parashikimet e ligjit si në formë dhe në përmbajtje, ofrimi i transparencës dhe sqarimi i çdo pretendimi është gjithmonë më mirë dhe me dobi.

Interesit të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga jashtë, KSHZ tha se ka shkuar shumë mirë, ndonëse ka patur problematika, të cilat do të duhet të adresohen për zgjedhjet e ardhshme.  Duke llogaritur edhe efektin e problematikave, theksoi ai ky procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model.  Episodet e shpërndarjes së zarfeve, veçanërisht ato në shtetin e Greqisë, assesi nuk e cënojnë këtë proces për mënyrën se si u organizua dhe u administrua nga KQZ.

“KQZ ka patur përgjegjësinë e përzgjedhjes së operatorit të shërbimit postar dhe mendojmë që kemi zgjedhur një nga dy operatorët më të mirë në botë, më të besuar në kuptim të integritetit, cilësisë dhe profesionalizimit. Jemi përpjekur të paguajmë sa më pak para të mundshme për shërbimin dhe kemi dakordësuar përpilimin e një kontrate shumë të mirë me shërbimin postar. Këtu përfundon përgjegjësia e KQZ-së në një lloj mënyre. Procesi nuk ka përfunduar akoma, jemi në momentet e vlerësimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale të këtij operatori. Në përputhje me gjetjet do të disponohet edhe mbi pagesën e merituar për shërbimin e kryer.  Por janë dëshmitarë me mijëra votues të cilët konfirmojnë atë çfarë thashë në lidhje me realizimin e këtij procesi pasi kanë marrë dhe kanë kthyer sërish fletët e votimit në KQZ”, deklaroi Celibashi. a.b

Previous Post

“Makina nga Brukseli, emra policësh dhe pagesa për vrasjen e Besmir Haxhisë”

Next Post

Treni bullgari, shikoni videon që publikoi Berisha për të kuptuar si funksionoi

droni

droni

Next Post
Treni bullgari, shikoni videon që publikoi Berisha për të kuptuar si funksionoi

Treni bullgari, shikoni videon që publikoi Berisha për të kuptuar si funksionoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.