Një person i dha fund jetës këtë mbrëmje në Tiranë pasi u hodh nga lartësia e pallatit ku banon.
“Rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b












