Policia e Shtetit arrestoi 4 persona të cilët kishin ngritur dy magazina në fshatin Brar, ku stamponin me logo false veshje të kontrabanduara. 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre shtetas turk, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 4 punonjës.
“Gjatë operacionit “Fake Star 5” u arrestua shtetasi Luan Haka dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave; u arrestuan shtetasit Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër; u arrestua shtetasi Arjan Hida, qiradhënës i pronave; u shpall në kërkim shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina”, njoftoi policia e Shtetit.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Besohet se një pjesë e mirë e konfeksioneve të shitura bë dyqanet e shtrenjta të Tiranës e merrnin furnizimin në Brar.😜. Gallatë e madhe. a.b











