Vendi i aksidentit
Një aksident ndodhi sot, në rrugën “Demokracia”, tek Pusi i Mezinit në Vlorë ku në vendin e aksidentit mbeti pa jetë L. Ll., 19 vjeç. Ai po udhëtonte me motor kur u përplas me një shtyllë elektrike.
”Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Vlorës. m.k












