Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një postim të Departamentit Amerikan të shtetit përmes të cilit theksohet se fjala e lirë dhe zgjedhjet e lira janë kusht për partneritetin transtlantik.
Ky reagim mjaft i fortë i SHBA vjen në një moment ku sapo janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare të 11 majit ndërkohë prej vitesh qeveria shqiptare ka ngritur dhe financon një sistem censure strukturuar nga drejtuesi i zyrës së shtypit të qeverisë, E. Fuga.
“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik”, thekson Samuel Samson nga U.S. Department of State: Bureau of Democracy, Human Rights, & Labor. r.p











