• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse përfaqësuesit e PD në KAS votuan kundër kërkesës për rinumërim të 4 deputetëve të PD

droni by droni
31 May, 2025
in Kryesore, Politika
0
Një person votoi në dy qendra votimi, gishti është regjistruar disa herë në një qendër. KAS, të hetojë prokuroria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpjeguar sot rreth votës kundër të përfaqësuesve të PD në KAS lifhur me ankesën e 4 deputetëve të PD për rezultatin e votës preferenciale në Tiranë dhe Durrës.

Berisha tha se fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera.

“Në vitin 2019, një ndryshim i kodit zgjedhor, por e vërteta i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i, ka hequr të drejtën e kandidatëve që të paraqesin ankesa të kësaj natyre.
Nuk ekziston ajo e drejtë nga viti 2019 e këndej për kandidatin.
Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë, këtë të drejtë ua njohin subjekteve politike.
Subjektet politike investohen edhe për kandidatin.
Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia.
Në ç’kuptim?
Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria.
Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.
Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre.
Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore.
Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin.
Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji.
Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së.
Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre.
Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral”, shpjegoi Berisha.

KAS ka vendime të ngjashme edhe në 2021. Kështu është vepruar për një ankesë të kandidates së PD, Lediana Fratari.

”Kodi Zgjedhor, në kreun X të tij rregullon ankimin në rrugëadministrative të vendimeve të komisioneve zgjedhore. E drejta e ankimit parashikohet në nenet 124, 124/1 dhe 126 të këtij kodi, por duke qenë se kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore ndaj një vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të nxjerrënë zbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor, në bazë të parimit lexspecialis derogat legi generali, do i referohemi nenit 126 tëK.Zgjedhor që trajton posaçërisht formën dhe përmbajtjen e ankimit kundër vendimeve të KZAZ-së dhe vendimit të KQZ-sëpër shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Më konkretisht nëshkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni parashikohet se “1. Ankimi zgjedhor kundër vendimeve të KZAZ-së ose vendimit të KQZ-së, sipas nenit 123 të këtij Kodi, paraqitet në formën e kërkesës ankimore dhe duhet të përmbajë elementet e mëposhtme: … a) emrin e plotë të subjektit zgjedhor ankues dhe adresën e tij”. Ndërkohë, përkufizimin e “subjektit zgjedhor” na e jep pika 20 e nenit 2 të K.Zgjedhor e cila parashikon se ““Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët epropozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod”. Duke qenë se Tabela Përmbledhëse e Rezultatit tëZonës Zgjedhore objekt i kësaj kërkese ankimore është për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë si dhe duke qenë se ankuesja Lediana Fratari nuk është parti politike, koalicion apo kandidate e propozuar nga zgjedhësit, atëherë ajo nuk mund tëkonsiderohet subjekt zgjedhor e për rrjedhojë nuk legjitimohet për të ankimuar vendimin e Komisionerit Shtetëror tëZgjedhjeve për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të dalë nëzbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor.

Është pikërisht kjo linjë arsyetimi që mbështetet edhe nga Opinioni i Përbashkët “Mbi ndryshimet në Kushtetutë më 30 korrik 2020 dhe në Kodin Zgjedhor më 5 tetor 2020” i Komisionit të Venecias dhe OSCE/ODIHR i datës 11 dhjetor 2020 të cilët duke argumentuar K.Zgjedhor në fuqi, rekomandojnë që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 “të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të apelojnë kundër ndarjes së vendeve brenda një liste” pasi “përfshirja e votimit preferencial, që në kushte të caktuara bën që vendet të mos ndahen sipas renditjes në listë, mund të shkaktojë mosmarrëveshje sa i përket ndarjes së vendeve brenda listës së kandidatëve. Prandaj, Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i rekomandojnë që të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të bëjnë ankesë dhe të apelojnë kundër ndarjes së vendeve brenda listës”.

Në këto kushte, çdo interpretim i zgjeruar i K.Zgjedhor në fuqi në lidhje me të drejtën e ankimit për Tabelën Përmbledhëse tëRezultatit të Zonës Zgjedhore, është i pambështetur në ligj dhe nuk pasqyron vullnetin e ligjvënësit”, theksohej në vendimin e atëhershëm.

Por në lidhje me këtë vendimarrje të KAS ka pasur një arsyetim alternativ bga anëtari i KAS, Ilir Rusmali.

“

1. Unë, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, parashtroj mendimin tim paralel ndaj arsyetimit të vendimit nr. 71, datë 11.05.2021 të KAS-it “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 47, paraqitur në KQZ në datën 10.05.2021”.

Parashtrimi i arsyetimit të mendimit paralel lidhet me qëndrimin ndryshe në raport me arsyetimin e përdorur nga shumica e anëtarëve të KAS-it, dhe që nuk ndikon në vendimin për pranimin e kërkesës ankimore të depozituar nga zj. Lediana Fratari.

2. Referuar pikës 2 të nenit 124/1 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, përcaktohet se “kundër akteve të Komisionerit lejohet ankim në rrugë administrative në KAS nga palët që demonstrojnë një interes të ligjshëm për çështjen objekt i ankimit.” Në gjykimin tim, zj. Fratari konsiderohet palë e tretë në kuptim të dispozitës së sipërcituar, e për këtë shkak KAS duhej të pranonte ankimin e saj.
3. Por, duke qenë se se e njëjta dispoztë, përcakton se “në periudhën nga dalja e dekretit të Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, ankimi paraqitet brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit”, unë mbaj të njëjtin qëndrim për mospranimin për shqyrtim të kësaj kërkese, për shkak të tejkalimit të afatit 3-ditor që përcakton Kodi Zgjedhor”, thekson Rusmali në opinion e tij bashkëngjitur vendimit. a.b
Previous Post

REZOLUTA/ Mbërrin rezoluta e parë që rrëzon zgjedhjet e 11 majit, Berisha jep lajmin

Next Post

Humb jetën muratori nga Bosnja në një pallat në ish Bllok

droni

droni

Next Post
Ambulanca e burgjeve çon pacientin e infektuar tek spitali Covid

Humb jetën muratori nga Bosnja në një pallat në ish Bllok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.