Dritan Gjika është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe si pjesë e një operacioni ndërkombëtar.
Arrestimi i tij u bë më 26 maj pas një aksioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, homologët e saj në Abu Dabi dhe autoritetet spanjolle.
Sipas një deklarate nga autoritetet e huaja, operacioni u zhvillua falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit në kuadër të programit PAcCTO 2.0, me qëllim ekstradimin e tij.
Gjika dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe arrestimi i tij përbën një tjetër sukses në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Gjika nuk ka asnjë akuzë të ngritur në Shqipëri ndërsa është arrestuar për llogari të Ekuadorit. a.b











