• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk pyesin për diplomatët, te fshtin…”, zbardhen bisedat në Sky ECC për trafik kokaine nga Visi i Pojes

droni by droni
25 May, 2025
in Kronika, Kryesore
0
“Nuk pyesin për diplomatët, te fshtin…”, zbardhen bisedat në Sky ECC për trafik kokaine nga Visi i Pojes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zbardhur biseda të rëndësishme të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi kriminal të njohur si “Visi i Pojes”, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine drejt Europës. Bisedat, të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, janë pjesë e vendimit të formuluar nga gjykata pas një hetimi të thelluar dhe shtrihen në disa ditë të korrikut 2020.

Në një nga komunikimet e datës 21 korrik 2020, përdoruesi i pajisjes SkyECC C3289B, i identifikuar si Elvis Doci, diskuton me bashkëpunëtorin e tij për një ngarkesë që do të transportohej nga Peruja. Tema kryesore është gjetja e mënyrës më të sigurt për ta kaluar ngarkesën – përmes linjave ajrore diplomatike.

Në një nga pjesët e bisedës, Doci shkruan:

“C3289B: …ç’keni shoku…për Peru e krym…sa veta janë aty, apo 2…ok, folë tamam se për aty na e kryn ai shoku që i thash mrom…e shofim tani…me avion linje do lëvizin këta?…idea me avion linje apo privat?…se po më thotë ky shoku që i thash tani, anej nuk pysin për diplomat, te fshtin…ok…për në Peru e krym…tjerat pres përgjigje.”

Kjo pjesë e bisedës ngre dyshime serioze për përfshirjen e linjave diplomatike në trafik droge, pasi përmendet qartë se autoritetet në destinacion “nuk pyesin për diplomatët”, duke lënë të nënkuptohet se transporti përmes pasaportave diplomatike shihej si mënyrë për të shmangur kontrollet kufitare.

Bisedat vijojnë edhe më datë 22 korrik 2020, ku Doci dhe bashkëpunëtori vazhdojnë të diskutojnë për detajet logjistike dhe vendndodhjen e hotelit ku do qëndronin në Lima, Peru.

“C3289B: …mëngjes vlla…ok, rendësi ka të kenë mendu ata mirë atë punë…un i thash atij shokut që do më çojë gjërat në Lima, ja çojm te hoteli ku t’na thojn këta te tut, se i fola atje nesër…un i kërkova adresën pos ka prenotu ky i joti me nai ven dhe e ka me mir aty…ma ndaj i ki pjesë…ok po ja kërkoj…me valixhe besoj i duni…dhe ca ditë duhet me ja dorzu? …jo për nesër…ja ta ngacmoj…te tha gjo kur duhet me ja dorzu?…mos e vono se po m’thu po me pyt sa cop duhen këto me kto venet tjera…”

Këto mesazhe tregojnë një komunikim të ngjeshur për të koordinuar logjistikën e ngarkesës, përfshirë mënyrën e dorëzimit dhe paketimin në valixhe.

Një tjetër mesazh përmend qartë adresën në Lima ku duhet të çohen sendet:

*“Calle andahuaylas 481 (Lima)…Me thuj kur do i lësh ti them…tre veta gjithsesi po t’hyn…cdo shlet nga 20 cop duken…tani te premten do i marr gjërat…”

Në dokumentin e GJKKO-së përmenden edhe vendet e tjera të përfshira në itineraret e trafikimit të drogës, përfshirë Guatemalën dhe Nikaraguan, ku përmenden kontakte të nivelit diplomatik që do të lehtësonin kalimin e ngarkesave.

Në një tjetër komunikim, përmendet:

“mund të gjejmë nai gjo në këto dy vene…shkojmë me push…besoj avion linje…se është privat do merrin me shum…janë me arsye që ata thojn…”

Më 24 korrik 2020, autoritetet kishin dyshime të forta se një ngarkesë e re po përgatitej nga Nikaragua ose Guatemala, me ndihmën e kontakteve diplomatike, për të kaluar në mënyrë të fshehtë drejt një destinacioni europian.

Në vijim, bisedat zgjaten edhe më tej, ku bisedohet për dërgesat nga Guatemala dhe për sasinë e copave që do vendoseshin në çdo valixhe:

“ata thojn ke nicaragua…se në periudhën e shtatë, flasin mu si valixhe…te premten do jetë në Lima…do ket ven buzë…”

Vendimi i GJKKO-së i konsideron këto biseda si provë të një rrjeti të strukturuar kriminal, që përdorte linja diplomatike, kontakte të nivelit të lartë dhe metoda të sofistikuara komunikimi për të trafikuar kokainë nga Amerika Latine në Evropë.

Hetimet zbuluan jo vetëm përdorimin e Sky ECC si mjet për shmangien e përgjimeve, por edhe tentativat për të përfshirë diplomatë të vërtetë ose mbulesa diplomatike, për të garantuar kalimin e pakontrolluar të ngarkesave në aeroportet ndërkombëtare. r.k

Previous Post

FAKT&FAKE/ A mori Rama një mesazh nga prokurorja e SHBA

Next Post

EMRAT/ Mali i Rrencit me blerim mbuluar! Zbulohen 3300 rrënjë kanabis

droni

droni

Next Post
EMRAT/ Mali i Rrencit me blerim mbuluar! Zbulohen 3300 rrënjë kanabis

EMRAT/ Mali i Rrencit me blerim mbuluar! Zbulohen 3300 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.