• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT&FAKE/ A mori Rama një mesazh nga prokurorja e SHBA

droni by droni
26 May, 2025
in Fake News, Kryesore
0
Zyrtari i lartë amerikan në Tiranë: Eleminoni kartelet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë ka ndodhur

Një postim në rrjete sociale nga ambasada amerikane në Tiranë më 24 maj është transmetuar si lajm në shumë media.

“Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të  institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Lajmi në përgjithësi pavarësisht kontekstit është transmetuar me korrektesë nga mediat në monitorim.

Tek Lapsi.al thuhet që në titull se “Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi”. Ndërsa teksti vijon si më poshtë:

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë “kartelet”, “krimin e organizuar ndërkombëtar” dhe “emigracionit të paligjshëm”.

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës “përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.  Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Por lajmi i shkruar nga Lapsi është marrë nga një media që publikohet në Maqedoninë e Veriut, zyrtare.net në gjuhën shqipe duke transmetuar tekstin sic është por duke ndryshuar në thelb titullin: “Rama priste urim nga SHBA për zgjedhjet por merr fletthirrje nga Prokuroria në SHBA për…”.

Ndërsa lajmi është i njëtë si ai i transmetuar nga Lapsi.al.

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë “kartelet”, “krimin e organizuar ndërkombëtar” dhe “emigracionit të paligjshëm”.

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës “përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”. Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se Fields takoi të gjithë krerët e drejtësisë dhe policisë shqiptare, dorëzoi pajisje për burgjet, dha certifikata për Akademinë e Sigurisë. Në mesazh nuk përmendet asnjëherë fjala “zgjedhje” dhe as “fitore”, për të cilën, deri tani është ruajtur një heshtje e pastër diplomatike.

Në 2021 Rama u përgëzua nga SHBA para se të shpallej rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 Prillit, por kësaj radhe i mbetet të ngushëllohet me miqësinë që ka me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, ndërsa shpresat për një përmirësim të imazhit të tij, janë në lobimin që kanë marrë përsipër disa biznesmenë shqiptarë në SHBA. Gjatë fushatës, disa prej bashkëpuntorëve të fushatës së Trump, si LaCivita dhe Manafort u kontraktuan nga Partia Demokratike dhe mbështetën në zgjedhje Sali Berishën, i cili financoi edhe një kontratë lobimi me kompaninë ku bën pjesë vajza e Susie Ëillies, shefja e kabinetit të Donald Trump.

Është kjo panorama, kur Ramës ende po i mungon urimi nga SHBA, ndërkohë që i vjen një listë detyrash, e ngjashme me ato që flisnin kundërshtarët politike gjatë fushatës dhe që thotë me fjalë të tjera “Fillo me kartelet. Pastro shtëpinë!”/ Lapsi.al

Më pas ky lajmi publikuar nga zyrtare.net  është shpërndarë nga faqja në Facebook djathtas.al  e cila numëron 35K ndjekës por ka ndërkaq ka një rishpërndarje të gjerë të artikujve.

Konteksti

Rama ka marrë përgëzime për zgjedhjet nga disa drejtues të vendeve evropiane si Italia dhe Franca por nuk ka marrë ende nga SHBA dhe disa qeveri të tjera evropiane si ajo gjermane.

Urimi për fitoren është i rëndësishëm për kredibilitetin e rezultatit të thellë në zgjedhjet e 11 majit në kushtet kur opozita nuk i ka njohur zgjedhjet.

Një vështrim më i thellë

Rama akuzohet nga opozita se zgjedhjet i fitoi duke angazhuar ndër të tjera edhe bandat e trafikut të drogës, tashmë të fuqishme dhe me ndikim në ekonominë shqiptare përmes investimeve në ndërtim që përbën edhe kontributin kryesor në rritjen vjetore të GDP.

Fluksi i lajmit në rrjete sociale

Lajmi ka 217 like, 86 komente dhe 111 ndarje në Facebook në faqen djthtas.al. Ndërkohë faqja djathtas.al ka 35K ndjekës.

A është lajm

Ashtu sic e ka publikuar zyrtare.net e më pas është shpërndarë me një fluks të lartë nga djathtas.al është lajm i rremë. Qëllimi është të ndërtojë një raport që favorizon qëndrimin e PD për zgjedhjet të SHBA me qeverinë ndërkohë që ky raport është ende i paqartë pasi SHBA nuk është deklaruar në lidhje me zgjedhjet.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Previous Post

Ndahet nga jeta regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani

Next Post

“Nuk pyesin për diplomatët, te fshtin…”, zbardhen bisedat në Sky ECC për trafik kokaine nga Visi i Pojes

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.