Kreu i PD, Sako Berisha i bëri thirrje presidentit Trump të shpallë kartelet shqiptare si organizata terroriste ndërsa siguroi se opozita do ofrojë çdo provë për implikimin direkt të Edi Ramës.
“Prokurorja e përgjithshme Bondi flet për kartele droge.
Presidenti Donald Trump, kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste.
I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.
Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama”, deklaroi Berisha në një konferencë shtypi.
Në vijim Berisha tha se garanton se PD është e gatshme të paraqesë çdo dokument, çdo provë që fakton implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës.
“Të gjithë ata të cilët hezitonin apo u dukej paksa i largët, si i çuditshëm, etiketa e narkoshtetit në Shqipëri, tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim.
Shqipëria është shteti i karteleve të drogës.
Shqipëria ishte dhe është narkoshtet edhe para krijimit të karteleve, por krijimi i karteleve është rezultat i politikave zyrtare që Edi Rama ndoqi nga viti 2015 gjer sot.
Kartelet e drogës në Shqipëri janë edhe vendimmarrësit më të fuqishëm në qeveri, në parlament, në qeveritë vendore.
Ato diktuan me dhunë dhe drogë rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit, duke i transformuar zgjedhjet e 11 majit 2025 në farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit në 34 vite”, tha Berisha. a.b











