• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për votën

droni by droni
15 May, 2025
in Kryesore, Politika
0
Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për votën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot nga Brukseli se partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

INTERVISTA/

Syri Tv: Z.Berisha, IDU më herët ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, të propozuar nga PD, sot ju jeni pjesë në këtë samit. Si kanë qenë takimet dhe ku e keni fokusuar ju bisedën me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e IDU?

Berisha: Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel. Unë erdha këtu me urgjencë për të mgrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit.
Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.
Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.
Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Syri Tv: Me përfaqësuesit, drejtuesit e partive politike morët një lloj garancie, çfarë garancie i dhanë ata Sali Berishës sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Syri Tv: Ekipit të PD, edhe sa kohë i duhen për të dorëzuar këto prova tek përfaqësuesit e PPE-së, PE, KE, përfaqësuesit e IDU-së, për t’i dorëzuar provat e farsës elektorale, siç e quani ju, dhe atyre që ju keni denoncuar nga selia blu gjatë këtyre ditëve, pas 11 majit?

Berisha: Ne, çdo gjë e kemi gati në kohë reale, e kemi të pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të ankesave. Pas kësaj, ne raportin e kemi gati. Ne kemi punuar në mënyrën më serioze. Ne kemi parashikuar ëto zhvillime. Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve.
Kështu që, fundi i procesit ka pothuaj në të njëjtën kohë, është dhe përfundimi i raportit të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha organizatat e mëdha, ku bëjnë pjesë të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe botës, në Uashington, në kancelarinë gjermane, britanike, në Francë. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e farsës elektorale të Edi Ramës.

Syri Tv: Z.Berisha, jeni pyetur edhe më herët, ku është ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe këto prova, duke parë edhe zhvillimin e teknologjisë tashmë, ju keni më shumë besim tek provat që keni mbledhur tani, apo tek ato duke bërë krahasimin me 2001?

Berisha: Kanë qenë të një karakteri të ndryshëm. Pse kanë qenë të një karakteri të ndryshëm?
Në 2001, qeveria angazhoi kryesisht policinë. Kurse, kësaj here, angazhimi ishte shteti i tërë. Kësaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shpërndau 70 milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota, duke i dhënë 100 euro 48% të votuesve shqiptarë që janë pensionistët sot. Bleu vota duke fal 200 milionë euro kamata dh gjoba të dhjetëvjeçarit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rrënjve kanabis, në një kohë kur një rrënjë kanabis sjell të ardhura 1000 euro.
Bleu vota, duke punësuar me dhjetëra mijëra qytetarë. Po këto ishin publike. Bota e krimit, si asnjë herë më parë, u angazhua me të gjitha qindra, miliona mos miliarda euro në blerje votash në urdhra dhe sjell në parlament rreth 28 kandidatë të financuar, të mbështetur, të garantuar prej organizatave kriminale.

Syri Tv: Ju keni mbajtur dy dëgjesa të rëndësishme, dy dëgjesa i keni mbajtur më herët. Mendoni se një dëgjesë në Kongresin Amerikan ka rëndësi të madhe, duke parë dhe këtë situatë? Çfarë po bëhet në këtë drejtim nga ana e PD, por edhe përfaqësuesve të saj, po edhe nga vet ju, për të mundësuar një zhvillim në Amerikë për sa i takon çështjes së zgjedhjeve?

Berisha: Ne vijmë për t’ja paraqitur gjithçka ligjvënësve, administrtatës së SHBA-ve të gjitha faktet flagrante që kemi, të cilat rrëzojnë këtë farsë elektorale dhe dëshmojnë në Shqipëri është i instaluar narkoshteti.
Ne, po përpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve është një agjendë shumë e ngjeshur. Por, unë kam shumë besim që do arrijmë që, në një mënyrë ose një tjetër të paraqesim kauzën tonë të drejtë.
Syri Tv: Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Syri Tv: Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Berisha: Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë. a.b

Previous Post

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer në Tiranë, nënshkruhen marrëveshje

Next Post

Tirana pret Samitin Komunitetit Politik Europian: 47 liderë në kryeqytetin shqiptar

droni

droni

Next Post
Tirana pret Samitin Komunitetit Politik Europian: 47 liderë në kryeqytetin shqiptar

Tirana pret Samitin Komunitetit Politik Europian: 47 liderë në kryeqytetin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.