Tek qendra e votimit në qendrën shëndetësore
Situatë e tensionuar në qendrën e votimit tek qendra shëndetësore në Lushnjë.
Shihen forcat e policisë, deputetë dhe anëtarë të forcave garuese.
Vëzhgues të QV 2858 kanë sekuestruar një celular të një përfaqsuesi komisioner te PS i cili filmonte votuesit dhe fletat e votimit. Kjo ka sjellë acarimin e situatës gjë që ka detyruar forcat e policisë të shkojnë në vendngjarje. s.m












