Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi denoncon me emra disa zyrtarë enpersona të tjerë që sipas tij po tentojnë të blejnë dinjitetin e fierakëve.
“Terroristët elektoralë që mendojnë se do të blejnë dinjitetin e qytetarëve në Frakull dhe Dërmenas me paratë e korrupsionit dhe paratë e pista të Ceno Klosit, Darli Hoxhës dhe Lulzim Morinës i siguroj që do të dështojnë me sukses të plotë”, deklaron Bardhi në rrjete sociale.
Secili prej tyre është identifikuar, dokumentuar dhe kallëzuar pranë prokurorëve të posaçëm, shkruan Bardhi. a.b












