Foto ilustruese
Pacienti dhe 3 persona të tjerë u dëmtuan kur ambulanca me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion.
Ngjarja ndoshi në aksin Fier Lushnjë ndërsa pacienti po kthehej nga spitali psikiatrik i Vlorës e shoqërohej ngavi ati, një polic dhe një infermier.
“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit. a.b












