Pamje nga Hasi
Dy familje u përfshinë në dhunë fizike njëra me tjetrën në Has. Ngjarja ndodhi në fshatin Tpla ndërsa ka ndërhyrë edhe policia.
“Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit”, njoftoi policia e Hasit.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. a.b











