Një pallat u përfshi nga flakët sot në Rradhimë ndërsa zjarrikësit ndërhynë menjëherë.
“Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale”, raportoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.b











