• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT & FAKE/ Dështimi i takimit të Ramës me Trump Jr, fake news që pjell të tjera fake news

droni by droni
1 May, 2025
in Fake News, Kryesore
0
Ambasadori i SHBA-së e thotë qartë: Synimi ynë forcimi i të djathtës në Europë, e majta ka dështuar

Ambasadori Richard Grenell dhe Presidenti amerikan Donald Trump

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë ka ndodhur:

Një portal në Shqipëri, hashtag.al ka publikuar më 27 prill një lajm sipas të cilit Edi Rama nuk ka arritur të sigurojë një darkë më TrumopJr në Tiranë pas lobimit të fortë që ka bërë për një takim të tillë Richard Grenell, këshilltar dhe njeri i afërt i Presidentit amerikan Trump, sidimos në mandatin e parë të tij.

“Mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandër Vuçiç në Beograd, në kuadër të një vizite të tij në Evropën Juglindore.

Disa javë më parë, ndërsa ai planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte në plan të vizitonte edhe Tiranën, ku do të darkonte me kryeministrin Edi Rama.

Ky skedulim u kërkua me këmbëngulje nga Richard Grenell, një lobist i padeklaruar i Ramës dhe thuajse i deklaruar i Vuçiçit.

Planet e këtij udhëtimi të Trump Jr. u modifikuan kur njerëz të afërt të stafit të Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në agjendë.

Sot, Donald Trump Jr. vijoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve.

Të njëjtët aktorë në Uashington që i shkatërruan Ramës mundësinë për të takuar J.D. Vance në Mynih, vijuan lojën e tyre duke djegur edhe mundësinë e Ramës për të pritur në darkë speciale djalin e Presidentit Trump, me ndërmjetësinë e Richard Grenellit”, thuhet në këtë lajm.

Më pas një tjetër portal lajmesh në Tiranë, Politiko.al e ka publikuar këtë me burime të hashtag.al.

Pas këtij publikimi në politiko.al ka reagur Grenell përmes një postimi në rrjetin X më 28 prill 2025 duke deklaruar se lajmi është një fake neës dhe i ka kërkuar editorit të Politiko që ta fshijë atë.

“I dashur Alfred Lela e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam ndjekur në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet, nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Më pas postimi i Grenellit është ripostuar në X nga Trump Junior, çfarë lexohet si mbështetje për përgenjështrimin e Grenell.

Politiko.al ka publikuar përgenjështrimin e Grenell.

Në fakt këtu duhej të mbyllej cikli rreth këtij lajmi që ka kaluar në të gjitha ‘procedurat’ etike.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Lajmi është pasuar eshte pasuar me lajme të tjera rreth këtij lajmi ndërkohë që ka ndryshuar objektivi. Televizione dhe portale e kanë paraqitur lajmin e rremë të mësipërm si një qëndrim të PD.

Kështu televizioni top-channel transmeton se Kryeministri Rama ka reaguar ndaj një pretendimi të PD. “Gjatë një takimi elektoral në Petrelë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj këtë të hënë pretendimeve të Partisë Demokratike se djali i Presidentit amerikan, Trump Junior, i kishte anuluar një takim në Beograd, të lobuar sipas selisë blu, nga i dërguari i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell”, transmeton top Channel.

Në fakt deklarata e Ramës nuk është perifrazuar në rreshtat e mësipërm. Më poshtë është deklarata e Ramës në lidhje me cështjen: “Shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme.

Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuçiçin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse SHBA…Ok deri këtu ne i dimë.

Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi”, thotë Rama.

Ndërsa edhe vizion plus e konsideron lajmin për Trump Jr dhe dhe kryeministrin Rama si një lajm të dalë nga PD. “Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklarata e bëra nga PD se ai mungoi në funeralin e Papës ditën e shtunë, pasi kishte planifikuar për të udhëtuar në drejtim të Beogradid, ku do të takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe djalin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”, transmeton vizion plus.

I njëjti lajm me të njëjtin sfond është publikuar nga javanews.al. Që në titull shkruhet se “Djali i Trump përgënjeshtroi PD-në, Rama: E turpshme! Berishës i ka “rrëshqitur ledhi”.

Edhe newsbomb.al e vendos theksin tek përgënjeshtrimi i PD-së nga ana e të birit të Trump. “Djali i Presidentit amerikan, Trump Junior përgënjeshtron Partinë Demokratike: Nuk ka takim të anuluar mes meje dhe Ramës”, shkruan Newsbomb.al.

Lapsi.al ushqen të njëjtën linjë por jo në titull por në paragrafin e parë të lajmit. “Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD se ai nuk ishte në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump”, shkruan lapsi.al

Thelbi i lajmit të rremë në pjesë e tij të dytë është se mediat theksojnë se ai lajm ka dalë nga PD.

Konteksti

Lajmi rreth një dështimit të Ramës për të takuar Trump Jr. është ripublikuar nga politiko.al që ka për editor drejtuesin e marrëdhënieve me Publikun në PD, Alfred Lela dhe vetë Richard Grenell ka përgenjështruar në X duke iu referuar këtij ripublikimi dhe jo publikimit të parë që është tjetër portal.

Politiko.al ka hequr shkrimi dhe ka bërë shpjegimet përkatëse. “Në pamundësi për të verifikuar burimet e lajmit, dhe duke qene se nuk eshte as lajmi yne, por nje ribotim, POlitiko.al e hoqi lajmin nga faqja duke repsektuar dhe mirëkuptuat palët e përmendura dhe çdo cenim imazhi që mund t’u jetë bërë”, shkruan politiko.

Në të njëjtën ditë disa televizione dhe portale që janë nën monitorim nga qTIL kanë rimarrë këtë subjekt duke pasqyruar një deklaratë të kryeministrit Rama rreth përgenjështrimit të Grenell dhe Trump Jr. Ndërsa Rama nuk e thekson asnjëherë qartë se burimi i lajmit është PD, dy televizione dhe tre portale e thonë këtë që në titull ose që në paragrafin e parë të lajmit.

Subjekti i mësipërm ka ngjallur interes jo vetëm për shkak se përfshin figura të rëndësishme të liderhsipit amerikan por se ka një ndryhsim raportesh të opozitës në Tiranë me SHBA, çfarë lexohet si një dobësim të pozitave të kryeministrit Rama në Uashington.

Fluksi i lajmit

Lajmet janë publikuar kryesisht në faqet në internet por edhe ne platformat e tjera sociale dhe you tube. Vizion plus ka 433K në Facebook dhe 224K në Instagram, 883 K në You Tube. Top Channel ka 3.04M ndjekës në You Tube, 1.5M ndjekës në Facebook, 676K në Instagram; Javaneës ka 56K në Facebook dhe 900 ndjekës në Instagram, Neësbomb ka 63K në Facebook, 52K në Instagram, Lapsi.al ka 166K në facebook dhe  18.3K në Instagram; Richard Grenell ka 1.7M ndjekës në X dhe Trum Jr ka 15M ndjekës në X.

Si është lajmi

Nuk ka burime alternative për të verifikuar lajmin në lidhje me lobimin e Grenell për Ramën në favor të një takimi të këtij të fundit me djalin e Presidentit amerikan Trump.

Po ashtu është e sigurtë se lajmi nuk ka dalë nga PD. Mediat e mësipërme nuk kanë dhënë asnjë fakt në lidhje me këtë, por veçse e mbështetin alibinë e tyre duke bërë lidhjen mes përgenjështirmit të Grenell për Lelën që është ndërkohë edhe drejtues i komunikimit në PD. Por asnjë nga mediat nuk e ka përmendur këtë fakt në mënyrë që të krijojnë lidhje mes asaj që ata kanë shpallur si lajm dhe kontekstit.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Previous Post

Berisha nga Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar, opozita e fortë në kancelaritë e BE dhe Uashington

Next Post

EMRAT/ Pengmarrja 20 milionëshe në Elbasan, skena e rrëmbimit dhe kush u përfshi

droni

droni

Next Post
DURRËS/ Foto e video gjatë orës së se*sit, më pas ferri për klientët e 49 vjeçares

EMRAT/ Pengmarrja 20 milionëshe në Elbasan, skena e rrëmbimit dhe kush u përfshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.