Media italiane ka publikuar sot pasdite lidhur me mundësinë e arratisjes nga kampi i Gjadrit të 16 emigrantëve të ardhur nga Italia pak ditë më parë.

“Misteri i migrantëve që u zhdukën nga Qendra e Pritjes në Shqipëri: “Gjashtëmbëdhjetë u zhdukën në ajër”, shkruan që në titull gazeta e mafhe italiane “La Stampa”.
Gazeta e mbështet lajmin tek një njoftim i Partisë Demokratike italiane ku thuhet se nga 41 të transferuar në Gjader, tani kanë mbetur vetëm 25.
Arratisja e refugjatëve italianë u konfirmua edhe nga burime të besueshme të mebaxhimit të kampit por në një numër më të vogël. a.b












