• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD demostron mbështetje të gjerë Perëndimore, në mitingun e Kavajës gjithë spektri politik i djathtë i BE

droni by droni
25 April, 2025
in Kryesore, Politika
0
PD demostron mbështetje të gjerë Perëndimore, në mitingun e Kavajës gjithë spektri politik i djathtë i BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PD ka marrë këtë mbrëmje një mbështetje të gjerë ndërkombëtare nga politikanë të shquar evropianë, përfaqësues të partive politike dhe drejtues të organizatave të mëdha politike në Evropë.

Presidenti i Internacionales Demokristiane, Andres Pastrana tha sot në fjalën e tij në një miting në Kavajë se PD të jetë e sigurt se CDI qëndron fuqishëm përkrah jush! PD ka treguar vendosmërinë e saj në fuqinë transformuese të qeverisjes së përgjegjshme.

“Është një privilegj i veçantë të qëndroj sot përpara jush si President i Internacionales Demokristiane dhe të ndaj disa fjalë mbështetëse për Partinë Demokratike, BDSH-në, në këtë moment vendimtar. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq në rrugën e saj drejt Europës, e udhëhequr nga dy shtyllat e reformës dhe konsolidimit demokratik.

Prej vitesh, Partia Demokratike ka qëndruar me vendosmëri përkrah popullit shqiptar, pa u tërhequr, edhe përballë strategjive dhe politikave më dëmtuese të Kryeministrit Edi Rama. Udhëheqja e Presidentit Sali Berisha është një dëshmi e kësaj mbështetjeje ndaj popullit shqiptar dhe e qëndrueshmërisë së Partisë Demokratike. Edhe pse është përballur me përndjekje politike të motivuar dhe ka paguar me lirinë e tij personale, Dr. Berisha vazhdon të mishërojë përkushtimin e palëkundur të PD-së për të ndërtuar një Shqipëri më të lirë dhe më të fortë, në zemër të Bashkimit Evropian.

Ndërsa shqiptarët përgatiten për zgjedhjet parlamentare të rëndësishme në majin që vjen, rreziku dhe mundësitë janë të mëdha. Institucionet demokratike përfitojnë kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin udhëheqës të përkushtuar ndaj transparencës, përfshirjes aktive të qytetarëve dhe respektit të vërtetë për dinjitetin individual. Partia Demokratike ka dëshmuar vazhdimisht kapacitetin e saj për të çuar Shqipërinë përpara në këto fusha, veçanërisht përmes theksit të saj tek pavarësia e gjyqësorit, mundësitë ekonomike dhe respekti për partneritetet euro-atlantike.

Me Shqipërinë tashmë të vendosur në rrugën e integrimit evropian, është jetike që udhëheqja e vendit të njohë përgjegjësitë që shoqërojnë këtë rrugëtim. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do të ndikojnë vetëm në qeverisjen kombëtare, por edhe në mënyrën se si perceptohet Shqipëria në arenën ndërkombëtare dhe në institucionet kyçe evropiane.

Në IDC-CDI, ne e shohim Partinë Demokratike jo vetëm si një aleate, por si një partnere, vizioni i së cilës për Shqipërinë përkon me idealet më të gjera të lirisë politike dhe fuqizimit ekonomik. Ne besojmë fort se partitë politike të forta janë themel i demokracive të shëndetshme. Gjatë viteve, PD-ja ka treguar një qasje përfshirëse, ka mbështetur pjesëmarrjen e grave në politikë dhe ka shprehur përkushtim të vazhdueshëm për të luftuar korrupsionin, një sfidë që prek shumë vende, por që duhet tejkaluar për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme.

Për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe mbështetësit tuaj: jini të sigurt se CDI qëndron fuqishëm përkrah jush. Ju përshëndesim përkushtimin tuaj të palëkundur dhe ju urojmë çdo sukses në misionin tuaj për të ndërtuar një Shqipëri të qëndrueshme, transparente dhe me vizion për të ardhmen. Uroj që përpjekjet tuaja të japin fryte për të mirën e përbashkët, duke forcuar bindjen se ditët më të mira të Shqipërisë vërtet ndodhen përpara, si pjesë e një komuniteti të bashkuar evropian”, tha Pastrana.

Ndërsa Angelica Lang përshëndeti në emër të demokristianëve të Suedisë duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë që ditën e zgjedhjeve të votojnë për Partinë Demokratike.

“Të dashur shqiptarë!
Uau, sa shumë që jeni! Përshëndetje të gjithëve!
Unë quhem Angelica Lang, jam nga Suedia dhe jam këtu në emër të demokristianëve të Suedisë. Politika është shumë e rëndësishme, sepse prek çdo kënd të jetës suaj të përditshme.
Mënyra se si flasin udhëheqësit dhe se si ata veprojnë ka shumë rëndësi. Fjalët dhe veprimet e tyre perkin dhe ndikojnë në të gjithë shoqërinë.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që me zgjuarsi, dhe jam shumë krenare që jam këtu me demokratët e Shqipërisë, dhe shpresoj që dhe ju do të bëni të njëjtën gjë pas dy javësh në ditën e zgjedhjeve.
Ju lutem votoni dhe votoni për Partinë Demokratike!”, bëri thirrje politikania suedeze.

Ndërsa Mary Ponte, emigrante politike nga Venezuela bëri thirrje të mos i ndodhë Shqipërisë si atdheut të saj.

“Përshëndetje shqiptarë! Jam shumë e lumtur që ndodhem sot këtu, midis jush. Unë quhem Mari Ponte, jam nga Venezuela, vendi prej të cilit jam larguar rreth 8 vite më parë dhe tani ndodhem në mërgim. Dua të flas në bazë të përvojës sime dhe t’ju tregoj ju se ne kemi 26 vite në një regjim, i cili erdhi me anë të zgjedhjeve të manipuluara për të qendruar në pushtet.

Duke shkaktuar frikë tek ata qytetarë, të cilët druajnë të votojnë, për shkak të pasojave që mund marrin kundrejt tyre, apo drejt familjeve të tyre.
Ne jemi 9 milionë shtetas venezuelianë jashtë shtetit tonë të shpërndarë kudo në botë, sepse ne nuk mund të qendrojmë në vendin tonë të bukur dhe madhështor.
Ku demokracia dhe liria na është vjedhur. Kështu që ju lutem, luftoni për vendin tuaj! Luftoni për lirinë tuaj! Lutoni për demokracinë! Luftoni për të drejtat tuaja, dhe kurrë hiqni dorë!
Kurrë, kurrë mos e mërrni për të mirëqënë!
Rroftë Shqipëria! Rroftë demokracia dhe liria!”, tha Mary Ponte. a.b

Previous Post

Shkrirja e e-Albania, fake news që justifikohet nga raportimi i njëanshëm

Next Post

Antonio Lopez- Isturiz White: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD

droni

droni

Next Post
Antonio Lopez- Isturiz White: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD

Antonio Lopez- Isturiz White: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.