Jane sekuestruar dokumenta , materiale ne kompaninw “Hill Internation NV” në kuadër te hetimeve për tunelin e Llogarasë. Urdhri i sekuestros është dhënë nga prokurori Dritan Prenci.
Burime nga SPAK bënë të ditur se marrja e këtyre dokumentave pritet të shoqërohet edhe me veprime të tjera.
Një ditë më parë kreu i PD, Sali Berisha la një letër në SPAK ku ndër të tjera kërkonte edhe hetimin e tynelit të Llogarasë. Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj alarmoi lidhur me një marrëveshje që kapërcente një tender të anuluar me afro 30 milionë euro. a.b












