• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT&FAKE/ Titulli ndërton kontekst tjetër nga lajmi, mjeti ku saktësia është e pafuqishme

droni by droni
25 April, 2025
in Fake News
0
FAKT&FAKE/ Titulli ndërton kontekst tjetër nga lajmi, mjeti ku saktësia është e pafuqishme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është e nevojshme të ndërtosh një lajm me fakte të pavërteta, por mund ta kryesh këtë funksion edhe sikur të ndërtosh një titull lajmi me fakte të sajuara.

Një përqindje e lartë e lexuesve vecmas në rrjete sociale nuk lexojnë më shumë se titulli në lajme, kështu që ia ke dalë të mbjellësh synimin përmes një titulli të pavërtetë.

Më poshtë janë disa shembuj ku titulli prodhon një kontekst të ri ndryshe nga ai i lajmit që është shkruar më poshtë.

Çfarë ka ndodhur

Top Channel, 18 prill 2025, lajmi në link

Kreu i PD, Sali Berisha ka vizituar tregun karakterisitik të Krujës ku ëshë takuar me dy turistë francezë.

Gjatë bisedës me ta Berisha turistët francezë i kanë thënë Berishës ndër të tjera se “se duam që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A je dakord”. Berisha është përgjigjur se është absolutisht dakord dhe se do të bëjë gjithcka për të përmbushur kriteret.

Kjo pjesë e bisedës ka spinuar një kronikë në Top Channel. Titulli i kronikës është “Shqipëria sa më shpejt në BE”, turistët francezë i përsërisin sloganin e Ramës, Berisha: Po, por duke plotësuar kriteret.

Pjesa e parë e titullit përforcon sloganet e fushtaës së së kryeministrit Rama duke asocuar në jehonën e kësaj fushate edhe turistët e huaj.

Ky deformim është vetëm në titull.

Teksti i lajmit dhe biseda e zbardhur mes Berishës dhe turistëve është tërësisht korrekte. Po ashtu përgjatë lajmit nuk ndërtohet ndonjë kontekst duke ia lënë qëllimisht gjithë hapësirën për këtë titullit të lajmit.

Më poshtë teksti i lajmit:
Gjatë takimit me bizneset e vogla në Krujë, kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një bisedë me dy turistë francezë, të cilët u shprehën se Shqipëria duhet të futet sa më parë në Bashkimin Europian.

Berisha tha se është dakord por duhet plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për këtë proces.

Biseda:

Francezi: Ne jemi këtu, ky është udhëtimi ynë i trete në Shqipëri

Berisha: Në rregull

Francezi: Është një vend shumë i bukur. Ne e duam shumë Shqipërinë. Ajo që dua të them është se duam që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A jeni dakord

Berisha: Jam absolutisht dakord. Ne do bëjmë gjithçka që ky vend të ecë me dinjitet drejt Bashkimit Europian duke përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme për këtë proces dinjitoz.

Francezi: Ne besojmë se turizmi është një mundësi e madhe për Shqipërinë.

Berisha: Po, është mundësi e jashtëzakonshme por Shqipëria nga ana tjetër ka një potencial të jashtëzakonshëm për të prodhuar gjithçka. Është një vend shumë i pasur në çdo aspekt, rezerva minerale globale, ka naftë. Shqipëria ka një tokë shumë pjellore, plot ujë ndaj ‘Made in Albania’ është motoja jonë për të prodhuar, prodhuar, prodhuar.

Francezi: Keni në plan të përmirësoni infrastrukturën rrugore në vend? Ne zbuluam se kishte ende shumë për të bërë në këtë nivel.

Berisha: Absolutisht. Do të rinovojmë të gjithë infrastrukturën.

Konteksti

Shqipëria ka hapur më 14 prill një grup kapitujsh të rinj për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian kishte planifikuar të hapeshin këta kapituj në mars por për arsye ende të paqarta u shty hapja e tyre në mes të prillit. Shqipëria ka nisur fushatën zyrtare të zgjedhjeve parlamentare me 11 prill dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejton partinë më të madhe në vend ka si linjë kryesore të tij anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Një kërkim më i thellë

​Të gjitha studimet lidhur me sjelljen e lexuesve në rrjete sociale kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e lajmeve lexohen vetëm në titul dhe nuk klikohen. Për më shumë edhe lajmet që ndahen më shumë se gjysma e tyre nukjanë klikuar kurrë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Human Behaviour, rreth 75% e postimeve me lajme në Facebook janë shpërndarë pa u klikuar nga përdoruesit https://ëëë.ëashingtonpost.com/neës/the-intersect/ëp/2016/06/16/six-in-10-of-you-ëill-share-this-link-ëithout-reading-it-according-to-a-neë-and-depressing-study/ . Kjo do të thotë se shumica e njerëzve shpërndajnë lajme duke u bazuar vetëm në titullin ose përshkrimin e shkurtër, pa lexuar përmbajtjen e plotë të artikullit https://innovation-ëaves.com/2020/06/12/study-70-of-social-media-users-only-read-the-headline-of-science-stories-before-commenting/ .​

Ky fenomen është veçanërisht i theksuar në përmbajtjet politike, ku përdoruesit shpesh ndajnë lajme që përputhen me bindjet e tyre ideologjike, pa verifikuar saktësinë e informacionit. Kjo sjellje kontribuon në përhapjen e dezinformatave dhe përforcon ndarjet politike në rrjetet sociale .​

Fluksi i lajmit

Top Channel ka 3.04M ndjekës në You Tube, 1.5M ndjekës në Facebook, 676K në Instagram

Si është lajmi

Lajmi në tekst është korrekt. Nëse do të kishte zhvilluar edhe kontekstin do ti zbriste rëndësinë nuancimit në titull por shpesh kronikat televizive duhet të jenë të shkurtra dhe konteksti përjashtohet.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Previous Post

Shembet miniera në Martanesh, humb jetën minatori

Next Post

Humb jetën punëtori në aeroportin e Vlorës

droni

droni

Next Post
Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

Humb jetën punëtori në aeroportin e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.