• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Celibashi siguron për votën e diasporës, vijnë zarfat e parë

droni by droni
16 April, 2025
in Kronika, Kryesore
0
FOTO/ Celibashi siguron për votën e diasporës, vijnë zarfat e parë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bashkëbisedoi me përfaqësues të mediave lidhur me ecurinë e procesit të votimit nga jashtë.

KSHZ informoi se ka përfunduar dërgimi i materialeve zgjedhore (Fleta e Votimit) te zgjedhësit nga jashtë për qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Kukës. Sot ka nisur dërgimi i zarfeve për qarkun Korçë dhe Lezhë, dhe gjatë ditës do të fillojë edhe për qarkun Tiranë.

Deri tani, tha Komisioneri, janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve të regjistruar nga jashtë.

Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.

Celibashi deklaroi se synohet që i gjithë procesi të përfundojë brenda dy ditësh. Sipas raporteve të dhëna nga operatori i shërbimit postar DHL, votuesi i parë të cilit i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe jeton në Gjermani. Zarfi i ka mbërritur në orën 07:15 të datës 15 Prill 2025.

Janë 111 zgjedhës të cilët kanë votuar dhe zarfi me fletën e votimit është në rrugë për në KQZ (aktualisht në gjurmueshmërinë e DHL).

Tashmë procesi i votimit nga jashtë konsiderohet i nisur, dhe ky është një moment historik për proceset zgjedhore në vendin tonë, ku për herë të parë qytetarët shqiptarë votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë.

Komisioneri adresoi të gjitha çështjet me interes për gazetarët dhe opinionin publik.

Komisioneri Celibashi theksoi: “Gabimi teknik i bërë nga kompania që ka prodhuar zarfet (ka prodhuar më shumë sesa i është kërkuar) nuk e cenon procesin e dërgimit të zarfeve te zgjedhësit. Zarfi B merr vlerë vetëm kur futet në sistemin e KQZ-së, përmes skanimit. Edhe nëse për një zgjedhës është prodhuar më shumë se një zarf B, në sistemin e KQZ-së ngarkohet vetëm një zarf. Në rast të tentimit për skanimin e një zarfi të dytë për të njëjtin zgjedhës, sistemi jep njoftim që ky zarf është tashmë i skanuar.

Edhe në rastin hipotetik të mosfunksionimit të sistemit të KQZ-së për shkaqe teknike apo gabime njerëzore, është sistemi i operatorit të shërbimit postar DHL që nuk lejon ngarkimin e më shumë se një zarfi për një zgjedhës. Pikërisht funksionimi korrekt i sistemit të KQZ-së dhe atij të DHL bëri të mundur evidentimin e rasteve ku janë prodhuar më shumë zarfe B për disa zgjedhës të caktuar. Vlen të theksohet se nuk ka asnjë mundësi që një zgjedhës të marrë dy zarfe apo dy fletë votimi — dhe për këtë kemi prova. KQZ ka një sistem të dyfishtë kontrolli dhe DHL një sistem të trefishtë kontrolli.”

Ne kemi pasur komunikim edhe me Partinë Demokratike, e cila ka ngritur këtë shqetësim. I kemi sqaruar dhe ata kanë konfirmuar se e kanë kuptuar qartë mënyrën e funksionimit të sistemit dhe janë të qetë me mënyrën si po ecën procesi. Ata kanë marrë njoftim edhe nga monitoruesit e tyre, pasi procesi monitorohet 24/7 jo vetëm nga kamerat, por edhe nga përfaqësuesit e partive politike.

Sa i përket njoftimit të zgjedhësve, KQZ informoi se zgjedhësi nga jashtë do të njoftohet nga operatori postar jo vetëm përmes një shënimi, por edhe me një mesazh telefonik apo në adresën e tij të emailit për datën e mbërritjes së zarfit.

Nga konsultimet me partitë politike dhe operatorin postar, kjo është konsideruar mënyra më e dobishme dhe ka rezultuar si e tillë. Kjo pasi kuptuam se jo në të gjitha shtetet funksionon lënia e shënimit — pasi vende të ndryshme zbatojnë standarde të ndryshme njoftimi për dërgesat postare, pavarësisht se operojnë brenda së njëjtës kompani. Kjo mënyrë e kombinuar e njoftimit rrit shanset për një shpërndarje 100% të zarfeve me fletën e votimit për zgjedhësit nga jashtë.

Të dhënat e zgjedhësve janë të sigurta dhe ata i kanë dhënë pikërisht për qëllimin që të marrin fletën e votimit dhe të votojnë.

Zarfet e kthyera në KQZ nga zgjedhësit do të administrohen në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” dhe procesi do të jetë i monitoruar me kamera 24/7, si dhe nga vëzhgues të partive politike. d.h

Previous Post

SY M’SY / Rama bën guak-guak për hekurudhën Tiranë-Durrës që nuk po mbaron

Next Post

Zëdhënësi i fushatës Mustafaj: Përgjigja e La Civitas për videot fake të Edi Ramës

droni

droni

Next Post
Zëdhënësi i fushatës Mustafaj: Përgjigja e La Civitas për videot fake të Edi Ramës

Zëdhënësi i fushatës Mustafaj: Përgjigja e La Civitas për videot fake të Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.