Në çështjen e “Tyota Yaris” GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar per ish-drejtuesin e prokurorise së Vlorës, Aurel Zarka.
Spak kerkon denimin e tij me 4 vite burg çfarë konvertohet në 3 vite me gjykim te shkurtuar.
Ne seancen e te martes vete Zarka nuk ishte i pranishëm por perfaqesohej nga avokati ndersa prokurori i SPAK Klodian Braho ne leximin e kerkeses per gjykim ne menyre te permbledhur u shpreh:
“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga pëedoruesit e Sky Ecc, që mundësonte komunikime të fshehta.
Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës”, tha ai.
Dosja në ngarkim të Zarkës në fakt përmban fakte që inkriminojnë zyrtarë të politikës, gjyqsorit e të në fusha të tjeta. a.b












